87 pacientë me Covid-19 po trajtohen në spitalet e vendit, në mesin e tyre dy foshnje

11:48 | 30 Korrik 2022
E.H

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi se në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme po trajtohen 87 pacientë me Covid-19.

ShSKUK bëri të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 32 pacientë, ndërsa një në Intensive.

Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar dy pacientë, në Klinikën e Pediatrisë pesë, në Klinikën e Gjinekologjisë katër pacientë si dhe në Klinikën e Neonatologjisë dy foshnje.

Ndërsa, sa i përket spitaleve, në atë të Gjakovës janë duke u trajtuar 10 pacientë, në Spitalin e Pejës 13 pacientë, në atë të Gjilanit 15 dhe në Spitalin e Mitrovicës po trajtohen tre pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme