Abdixhiku kritikon Qeverinë Kurti: Kosova ka nevojë për zhvillim, kur e keni parë kryeministrin të e fillojë apo promovojë ndonjë projekt madhor

11:04 | 30 Korrik 2022
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverin e Kurtit duke thënë se asnjë projekt kapital nuk po merr formë në vendin tonë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka pyetur se “Kur keni parë kryeministrin e Kosovës të fillojë, përurojë apo edhe të flasë për ndonjë projekt madhor kudo në Kosovë? Cilën vendpunishte me punëtorë e ka nisur ai apo kjo Qeveri deri më sot?”.

I pari i LDK-së thotë se Kosova ka nevojë për zhvillim; e zhvillimi nuk mund të reduktohet në disa transakcione bankare të skemave sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme