Dje rreth orës 23:00 në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë ka ndërmarrë veprime dhe ka identifikuar vendin ku ishin dëgjuar të shtënat nga një aheng familjarë në fshatin Kllodernicë, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 17 gëzhoja, thuhet në komunikatën për media nga Policia e Kosovës.
I dyshuari me inicialet A.A 38 vjeçarë, është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregulltë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’./arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...