Rritja e numrit të dhunimit seksual të të miturve në Kosovë është mjaftë shqetësuese. Dhunës seksuale në vendin tonë i kushtohet shumë pak vëmendje sipas ekspertëve.
Sociologu Shaip Hasani thotë se dhuna seksuale te të miturit ndodhë për çështje të ndryshme.
“Dhuna si shkak është shumë dimensionale. Së pari çështja e vetëdijes, çështja e varfërisë, çështja e mentalitetit, çështja e kulturës së përgjithshme njerëzore, i bie deri te format më të vrazhda të papranueshme sidomos te fëmijët kur atakohen seksualisht”, tha Hasani për arbresh.info.
Sipas Hasanit, kjo çështje është edhe nga mentaliteti kulturorë.
“Nuk është vetëm çështje e papranueshme por është edhe çështje e një gjendje e përgjithshme të mentalitetit kulturor që nuk kapet dhe nuk mundet me u marrë, një çështje që pastaj vinë njëra pas tjetrës edhe ndëshkimet edhe dënimet”, deklaroi Hasani.
Hasani tutje shtoi se “gjëja më e shëmtuar që mund të ekzistoj te shoqëritë njerëzore është me u bë objekt i këtij procesi fëmijët në aspektin më të papranueshme në shoqërinë njerëzore”.
Psikologu Rron Kastrati për arbresh.info tha se dhunimet e të miturve burojnë nga çrregullimet personale.
“Nëse dhunimet seksuale i cilësojmë të niveleve të rrezikshmërisë së lartë dhe ato të cilat rrezikojnë indikatorët e mirëqenies tek të miturit, të gjitha këto burojnë nga çrregullimet e personalitetit të versionit seksuale, aktet pedofilie, niveli i lartë i delikuencës dhe agresivitetit në shoqëri, pastaj fenomenet sociopatologjike të cilat janë të brendësuar në frymën tonë sociale”, deklaroi Kastrati.
Shkaktari kryesor sipas Kastratit është mungesa e edukimit seksual nëpër shkolla.
“Ndërkohë dhunimet seksuale mund të shkaktohen edhe nga pakujdesia prindërore, mbikëqyrja prindërore, neglizhenca prindërore dhe sigurisht si një prej indikatorëve ose shkaktarëve kryesorë tek dhunimet seksuale un e konsideroj si problem i komplikuar që shfaqë censura në shoqëri është edhe mungesa e edukimit seksual në shkolla”, u shpreh Kastrati
Kastrati potencoi se me angazhimin e edukimit seksual nëpër shkolla mund të shmangët rreziku i dhunimit seksual të të miturve.
“Dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse rritet niveli i ndërgjegjësimit të edukatës seksuale në shkolla dhe sigurisht edhe në familje dhe shoqëri, të mësohet se si të miturit mund të mbrohen ose mund ti shmangen situatave të rrezikshme të cilat rrezikojnë integritetin e tyre referuar dhunimit seksual”, tha tutje ai.
Ai propozoi që të bëhet një ligj për kontrollimin e rrjeteve sociale të të miturve.
“Duhet të vihet parasysh që të propozohet një ligj i cili ka për qellim kontrollimin e rrjeteve sociale të të miturve. Pra, nivelin e përdorimit të tyre, shkallën e përdorimit dhe të gjitha ato që lidhen drejtpërdrejt me kontaktin me rrjetet sociale. Sepse aty ndodh mashtrimi i të miturve me të rriturit të cilët ushtrojnë dhunë apo dhunim seksual apo abuzim seksual”, tha Kastrati.
“Abuzimi seksual sigurisht i kushton kosto të lartë shoqërisë, sepse dëmton shoqërinë, familjen edhe të ardhmen e të rinjve”, deklaroi në fund Kastrati.
Në raportet ditore të dërguara nga Policia e Kosovës, nga muaji janar deri në qershor janë raportuar 15 raste të dhunimit seksual ndaj të miturve.
Sipas tyre, vetëm në vitin 2021 janë raportuar 201 dhunime të përgjithshme, pa i ndarë të miturit në statistika, kurse gjatë periudhës janar-qershor janë raportuar 36 raste të dhunimit.
Nga Ministria e Drejtësisë është paraparë hartimi i Protokollit Shtetëror si dokument në adresimin e dhunimeve seksuale 2022-2026.
Ky hartim, është bazuar në strategjinë dhe planin e veprimit për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Qëllimi i këtij Protokolli është të mbrojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, duke garantuar ofrimin e një pakete të plotë të shërbimeve me në qendër viktimën si dhe të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë.
Vetëm gjatë luftës së fundit llogariten rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale nga forcat serbe./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...