Autoritetet e instaluara nga Rusia në territoret e pushtuara së fundmi në jug të Ukrainës janë nën presionin e Moskës dhe ka të ngjarë që po përgatiten të mbajnë referendum për t’iu bashkuar Rusisë më vonë gjatë këtij viti.
Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe të publikuar më 30 korrik.
“Autoritetet lokale ka të ngjarë të detyrojnë popullsinë lokale që të zbulojnë detaje personale në mënyrë që të hartojë regjistrat e votimit”, u tha në përditësimin e rregullt të inteligjencës britanike lidhur me luftën në Ukrainë.
Në njoftim thuhet se Rusia i klasifikon zonat e pushtuara si zona nën “administrim të përkohshëm civilo-ushtarak”.
Muajin e kaluar, administrata ushtarake e instaluar nga Moska në qytetin ukrainas të Hersonit, tha se po përgatitet që të mbajë një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.
Herson, një qytet-port në Detin e Zi, është nën kontrollin e plotë rus që prej fillimit të marsit apo pak javë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Më 2014, Rusia jashtëligjshëm aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë, pas një referendumi, rezultatet e të cilit gjerësisht u panë si të falsifikuara.rel
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 30 July 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/qHY0jStUD4
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/R6CKioK2Tl
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) July 30, 2022
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...