West Ham në pritje të Januzajt, por për sulmuesin në garë futet edhe Atletico Madrid

09:55 | 30 Korrik 2022
L G

West Ham United është skuadra favorite për të nënshkruar me Adnan Januzajn.

Sulmuesi shqiptar ka mbetur i lirë pas largimit nga Real Sociedad dhe tani është në pritje të një oferte për të vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën.

Januzaj edicionin e fundit u paraqit 42 ndeshje zyrtare duke shënuar pesë gola e duke asistuar në katër të tjerë.

27-vjeçari pëlqehet nga shumë skuadra në Angli e Spanjë, ku së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti nga La Liga, Atletico Madrid.

Los Colchoneros i kanë dërguar ofertë zyrtare Januzajt dhe istogasi ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë atë ose jo.

Edhe oferta e skuadrës londineze West Ham United është shumë e mirë dhe trajneri David Moyes po pret të ribashkohet me sulmuesin kosovar.

Gjithsesi në garë për anësorin mbeten edhe Everton, Sevilla, Napoli, Valencia e Real Betis. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme