Google ADS

Zjarr i madh në Dropull, nën flakë kullota dhe pyje

09:33 | 30 Korrik 2022
L G

Zjarr i madh ka rënë në lartësitë e fshatit Haskovë të Bashkisë Dropull. Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj, të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.

Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara.

Mendohet se nën flakë janë disa ha kullotë dhe drurë pyjore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme