Will Smith ka postuar një video ku i kërkon sërish falje Chris Rock-ut për shuplakën që i dha gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve Oscar.
“E kalova cakun dhe gabova. Më vjen turp dhe veprimet e mia nuk janë të burrit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie”, deklaroi protagonisti i ngjarjes.
Smith shpjegoi më tej: “Kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që m’u kthye ishte se ai nuk është gati të flasë me mua, por kur të jetë, ai do më kontaktojë. Unë të kërkoj falje Chris. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu kur të jesh gati për të folur”.
Will i ka kërkuar falje edhe nënës dhe vëllait të komedianit: “Kjo ishte një nga gjërat që nuk e mendova. Nuk po mendoja se sa njerëz u lënduan nga veprimi im. Dua t’i kërkoj falje nënës së Chris, familjes së Chris, veçanërisht vëllait të tij Tony Rock”.
Në videon e publikuar në YouTube, Smith shpjegoi se gruaja e tij Jada nuk i kishte kërkuar të vepronte pas shakasë kontroverse që bëri Chris Rock me alopecinë e saj./opinion/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...