Ministria ruse e Mbrojtjes sot ka theksuar se që nga fillimi i “operacionit ushtarak” kundër Ukrainës, ka shkatërruar 359 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore ukrainase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se ushtria ukrainase ka pësuar humbje “të konsiderueshme” ku 70 ushtarë të tjerë u vranë dhe më shumë se 5 automjete të blinduara u shkatërruan pranë Artyomovsk në rajonin Kherson me më shumë se 130 ushtarë të neutralizuar.
Konashenkov tha se nëntë shtabe, gjashtë depo municionesh dhe sistemi i mbrojtjes ajrore S-300 u shkatërruan në 24 orët e fundit.
Duke theksuar se tre mjete ajrore pa pilot që i takonin ushtrisë ukrainase u rrëzuan, Konashenkov tha se Rusia rrëzoi 260 avionë, 145 helikopterë, 1.625 mjete ajrore pa pilot si dhe shkatërroi 359 sisteme raketash të mbrojtjes ajrore, 4.172 tanke dhe mjete të blinduara, 764 raketahedhës me shumë fuçi, 3.207 obusë dhe mortaja dhe 4.515 automjete private ushtarake që i përkasin Ukrainës.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...