Hulumtimet e fundit të kryera në Gjermani tregojnë se sistemet info-argëtuese dhe ekranet që vendosen në makinë, shpërqendrojnë shoferin shumë më tepër nga sa mendonim.
Me epokën modern dhe dixhitalizimin, automjetet e viteve të fundit tashmë janë shndërruar në kompjuterë të lëvizshëm, të ngarkuar me dhjetëra sisteme dhe aplikacione për sigurinë dhe argëtimin e pasagjerëve.
Por duket se siguria dhe argëtimi, nuk mund të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Këtë e konfirmon një sondazh i kryer në Gjermani nga ADAC. Sondazhi vërtetoi se sa më shumë funksione të ketë ekrani në makinë, aq më i rrezikshëm do të jetë mjeti.
Në prodhimet e fundit të mjeteve, tashmë në ekran nuk ka vetëm argëtim si muzikë apo harta, por edhe funskionet e drejtimit të mjetit, si rregullimi i fshirëseve të xhamit të përparmë, sistemet e ndihmës së shoferit, rregullimi i pasqyrave dhe timonit, etj.
“Kjo kërkon më shumë kohë dhe shpërqendrim të shoferit dhe për këtë arsye përfaqëson një rrezik të rëndësishëm sigurie,” thotë ADAC.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I