Miroslav Lajçak do të mbajë edhe për dy vite tjera postin e të Dërguarit të Posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Vazhdimin e mandatit deri më 31 gusht 2024 të diplomatit sllovak e pajtuan 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Lajçak ka deklaruar se për 24 muajt e ardhshëm mundësitë janë reale që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
Mbi këtë ka folur Bodo Weber nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit me bazë në Berlin të Gjermanisë.
“Nëse e gjithë politika BE-ShBA bie në nivelin e përfaqësuesve të posaçëm, siç është Lajçak, kjo përfundimisht nuk do të jetë e mjaftueshme për të që paralajmërimi i bërë po nga ana e tij të bëhet realitet”.
“Kancelari gjerman me vizitën e tij kohëve të fundit që e kishte në Prishtinë dhe Beograd ka treguar se do që të ketë rol më aktiv në proces. Por kjo është shumë larg nga nisma e marrjes së lidershipit. Kjo mund të jetë e suksesshme vetëm nëse vjen nga kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Joe Biden”, shtoi Weber që është një nga studiuesit kryesor gjermanë për zhvillimet e dialogut.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kanë shkëmbyer në distancë akuza të forta.
Kurti që po qëndron në Washington tha për “Zëri i Amerikës” se është Vuçiq ai për shkak të cilit dështoi takimi i planifikuar të mbahej më 19 korrik në Bruksel. Sipas tij, lideri në Beograd është satelit i Rusisë e s’do ujdi me njohje.
Kurse Vuçiq tha të enjten mbrëma në intervistë për televizionin “Pink” se takime me palën e Kosovës mund të ketë, por “marrëveshje jo derisa Kurti është në pushtet”.
Liderët e dy vendeve për herë të fundit nën formatin e Brukselit u takuan më 19 korrik të vitit 2021.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?