Një pjesë e panairit “E JONA” tashmë i është kthyer normalitetit.
Por jo edhe disa shitës që u dëmtuan nga stuhia e një dite më parë në Gjilan.
Kompensim të dëmeve tha se do të ketë drejtori i kompanisë CEO, Bekim Xhafa, që në bashkëpunim me komunën e organizuan panairin.
Ai përmes telefonit bëri të ditur se po bëhet një raport i përbashkët në mënyrë që të dihen dëmet.
Por erërat dhe shiu i një dite më parë shkaktuan edhe dëme të tjera.
“Ndërsa në rrugën prej Gjilanit për Kamenicë në anën e djathtë tek një objekt që është duke u ndërtu, ka ardhë deri te shembja e një vinçi me çrast janë lënduar tre persona, ka pasë edhe lisa që janë rrëzu por nuk janë pasoja të theksuara” tha Bejtullah Osmani, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit
Tre gjilanasit nuk kishin lëndime serioze dhe pas trajtimit të premten u lëshuan për në shtëpi.
“Janë përpunu plaga e zonjës që ka qenë në kokë është, qepë dhe është pritë deri sot në orët e paradites, gjendja e tyre ka qenë stabile dhe sot janë lëshuar për në shtëpi” tha Ukshin Ismajli, Drejtor Klinik Spitali Përgjithshëm Gjilan
Sipas Ismajlit gjatë së enjtes nuk ka pasur persona të tjerë që kanë kërkuar trajtim sipasojë e lëndimeve të lidhura me stuhinë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...