Po vjen Era Mozz, Mozzik dhe Era bëhen bashkë për një duet

21:01 | 29 Korrik 2022
K.B

Ky sezon veror ka sjellur një numër të madh bashkëpunimesh në mes të artistëve shqiptarë.

Dueti i radhës nga yjet e estradës sonë vjen nga Era Istrefi dhe Mozzik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mozzik, përmes një foto të postuar në instagram.

“Po vjen Era Mozz, a jeni gati”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e imazhit, teksa mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që njihen për hite të shumta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme