Komuna e Prishtinës bashkë me KFOR-in do të dërgojnë ndihma në Ukrainë

17:23 | 29 Korrik 2022
K.B

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.

Të gjithë qytetarët e Prishtinës vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet, si :

Veshje të përdorura

Veshje verore dhe dimërore për burra, gra, fëmijë dhe foshnje duke përfshirë këpucë, xhaketa, kapele, shall dhe doreza

Produkte të higjienës personale

Pastë dhëmbësh dhe furça dhëmbësh

Produkte sanitare për gra

Sapunë dhe shampoo

Produkte të rruarjes dhe deodorant

Gjëra shtëpiake

Jastëkë, jorganë, çarçafë, mbulesa të jastëkëve, batanije dhe peshqirë

Tenxhere, tiganë, kazanë, gota dhe pjata

Ushqime të konzervuara
(me të paktën 6 muaj të mbetur nga data e skadencës)

Makarona

Biskota të thata dhe supë pluhur

Peshk (sardele, ton), gulash, pashtetë

Produkte për kujdesin e fëmijëve

Pampers, peceta për fëmijë, pudër për fëmijë dhe krem për fëmijë

Karroca për fëmijë dhe mbajtëse për fëmijë

Pajisje shkollore

Stilolapsa, lapsa, lapsa me ngjyra, goma, vizore dhe fletore

Lodra për fëmijë

Arusha, kukulla, makina, etj.

Topa sporti, lojëra tavoline, libra për ngjyrosje, etj.

Të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme