Të hënën mblidhet përsëri kuvendi

17:10 | 29 Korrik 2022
K.B

Kuvendi i Kosovës do të mbaj përsëri senacë të hënën, këto janë pikat të cilat do të shqyrtohen:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, për çështjen: “Ligji i zyrtarëve publikë”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin Shëndetësor,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin Sanitar të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256, (Në pritje të Raportit nga Komisioni funksional)

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-107 për Aktet Juridike,

Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,

Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme