Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se si zyrë janë në proces të auditimit të raportit vjetor financiar të buxhetit të shtetit.
“Jemi në përfundim të raportit dhe tashmë e shohim edhe gjendjen në aspektin ekonomik, sa është deficit i shtetit. Me aq sa jam e njoftuar, qeveria e ka respektuar deficitin buxhetor të lejuar me ligji dhe limitin e lejuar të borxhit publik”, është shprehur Spanca për emisionin Portofol në Klan Kosova FM.
“Rezultatet përfundimtare do të bëhen publike në fillim të shtatorit”, ka shtuar ajo.
Lidhur me rezervën shtetërore, Spanca ka treguar se ende nuk e kanë bërë auditimin e kontratave për shtimin e saj.
Rruga që lidh Deçanin me Gjakovën drejt asfaltimit
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...