Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur në rrugen Prishtinë-Podujevë rreth orës 14:00, saktësisht në fshatin Vranidoll, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete”, deklaroi Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, shtoi ajo.
Ndryshe, në rrugën Prishtinë-Podujevë sot ka ndodhur edhe një aksident tjetër, i cili ua mori jetën dy mërgimtarëve 36 dhe 35-vjeç, ndërsa të lënduar kanë mbetur fëmijët e tyre, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor./arbresh.info/
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...