Betohen 251 ushtarë të rinj që iu bashkuan FSK-së

14:20 | 29 Korrik 2022
E.H

251 ushtarë të rinj i janë shtuar radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook.

Në ceremoninë e betimit, ministri  Mehaj, ka thënë se kjo rritje do të vazhdojë, pasi pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në muajin shtator do të shpallet konkursi i ri për 612 ushtarë aktivë dhe 367 rezervë

“Shumë urime krenaria jonë e ju priftë e mbara në misionin tuaj të shenjtë. Detyra , Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha”, tha ndër të tjera Mehaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme