I pari i Prishtinës, Pëparim Rama, ka njoftuar se objekti i Kino Rinia është rikthyer në menaxhimin e komunës.
“Lajm fantastik për Prishtinën! Objekti i KINO RINIA i rikthehet në menaxhim Kryeqytetit pas shumë vitesh”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
“Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë”, deklaroi Rama.
Tutje ai shtoi se ky objekt iu kthye në pronësi Prishtinës pasi Arkivat Komunale dhe Ndërkomunale vërtetuan që i takon kryeqytetit, dhe se ka qenë duke u menaxhuar padrejtësisht nga AKP-ja.
“Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP. E falënderoj shumë Drejtoren e Pronës, Doruntinë Malokun dhe gjithë stafin për përkushtimin disa mujor për kthimin e KINO RINISË në menaxhimin tonë. Javën tjetër menjëherë do të nisim me planin e rigjenerimit të një prej ikonave të kryeqytetit”, tha në fund kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën