Nga 1 gushti serbët nuk mund të hyjnë në Kosovë me dokumentet e tyre personale

13:15 | 29 Korrik 2022
arbresh.info

Qeveria e Kosovës njofton se nga 1 gushti çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

Ky dokument do të ju shërbejë deri në 90 ditë, dhe mund të pajisen edhe personat nën moshën 16 vjeçare.

NJOFTIMI:

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE

Të dashur qytetarë,

Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

Ju faleminderit.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme