Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka folur për arbresh.info në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijëve të aksidentuar sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, në Sibovc, ku mbetën të vdekur prindërit e tyre.
“Gjendja është stabile, kemi kry ekzanimimet çka është dashtë. Po presim me pa gjendjen e tyre, është e njejtë apo e përkeqësuar për me e drejtu trajtimin e mëtutjeshëm”, deklaroi Syla.
Sipas tij, bëhet fjalë për fëmijë të moshës tre dhe pesë vjeçare.
“Pas katër orëve do të shohim edhe një CT të kokës mandej e shohim gjendjen e tyre dhe i drejtojmë për trajtim të mëtutjeshëm Thyerje kanë shumë, por për momentin janë në gjendje stabile”, deklaroi Syla.
Dy persona kanë vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:00, në mëngjesin e sotëm, saktësisht në fshatin Sibovc.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur, rreth orës 04:40.
“Kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Flora Ahmeti për arbresh.info.
Sipas zëdhënëses, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Trupat e viktimave janë Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç, të cilët janë dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Sibovc, vdesin të dy prindërit, shpëtojnë fëmijët
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele