Ish drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, është suspenduar.
Kështu ka njoftuar ai vetë nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘facebook’, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se ka punuar për 22 vjet në RTK, dhe bordit të drejtorëve i është thënë “Ose duhet me hjek Mentorin ose ecni ju”, ka shkruar Shala.
Ky është postimi i plotë i ish Drejtorit, pa ndërhyrje:
SA PËR DIJENI!
Për me u ba anëtar i Bordit të RTK-së dhe masanej Drejtor i Përgjithshëm kushti kryesor ka qenë me e hjek Mentor Shalën prej RTK-së se është i “rrezikshëm”. Këtë ma kanë thanë disa persona shumë të afërt me ekipin e Presidentes dhe në ekipin e Kryeministrit.
Misioni kompletohet kur Mentor Shala nuk është ma në RTK.
Unë punoj në RTK që 22 vjet dhe sa jam i rrezikshëm e dinë më së miri punëtorët e RTK-së.
Që 7 muj, nuk kanë mujt me u ba rahat, kryetari i Bordit të RTK-së, Drejtori i Përgjithshëm e le ma ud.Zv/Drejtori i Përgjithshëm, që ka probleme serioze me veten e tij, derisa ta gjejnë rrëfimin me përmbush misionin, me m’hjek mu prej RTK-së.
“Ose duhet me hjek Mentorin ose ecni ju”, këtë mesazh e kanë pas Bordi dhe Drejtori i Përgjithshëm.
Paralelisht me vendimin për me marr masa ndaj meje, sigurisht ka me dal edhe ndonjë artikull në Koha Ditore ose KTV për me “arsyetu” vendimin.
S’kanë lan vend pa shku me iu ba presion, te prokuroria, te policia, te gjykatat, etj etj, për me i kriju rrethanat për me marr veprime që këta me arsyetu vendimin për largimin tem nga RTK.
Këto janë metoda të njohuna për mu që 13 vjet.
Këta janë po të njëjtin njerëz, pjesë e grupit që për 13 vjet s’kanë lanë t’zezë pa thanë kundër meje e familjes tem.
Mbi 100 artikuj janë shkru kundër meje dhe familjes tem ku 99% e tyne janë me çasje shumë negative dhe nivel shumë të ulët profesional, të cilat janë dëshmu që kanë qenë të rrejshme (fake), në gazetën Koha Ditore dhe me dhjetra storie televizive e shkrime në KTV dhe në portalin e grupit të njëjtë.
Autorë dhe kontribues të këtyne shkrimeve kanë qenë edhe kryetari i Bordit të tashëm të RTK-së (pronar i portalit Proprtr) dhe miku i tij i ngushtë ud.Zv/Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së dhe disa gazetarë të caktuar të grupit Koha. Pjesë e grupit janë edhe disa persona që thirren në emër të shoqnisë civile, ndër ta edhe juristja më e zëshme për ‘mbrojtjen’ e lirisë së shprehjes.
Aq e flliqt ka qenë lufta e tyne, e koordinume edhe me parti të caktume politike, përmes shpifjeve, gjuhës së urrejtjes, linçimit publik deri edhe te thirrjet për likuidim fizik (përmes grupeve të organizume me profile fake në mediat sociale) për me kriju percepcion të tmerrshëm kundër meje dhe familjes tem, deri sa arritën me kriju klimën për me ardh deri te sulmi edhe me granatë dore edhe te shpia jeme por edhe te objekti i RTK-së sa kam qenë Drejtor i Përgjithshëm (raste për të cilat askush nuk është marrë në përgjegjësi prej 2016 kur kanë ndodh). Pra janë grupi i njëjtë që vazhdojnë të funksionojnë me metodat e njëjta edhe sot.
Nëse këta mendojnë që misioni ka përfundu, unë po ju kallxoj që misioni veç sa ka fillu.
Nën kërcënimin e Drejtorit të Përgjithshëm (kam dëshmi), Komisioni Diciplinor jashtligjshëm dje ka marrë vendim për suspendimin tim që pritet të bahet publik sot. Disa ditë më herët po i njëjti Komision për të njëjtin rast ka deklaruar se nuk janë kompetent me u marrë me vendimet e ish Drejtorit të Përgjithshëm.
P.S. Për të gjithë ka padi në Gjykatë, me grupin Koha rasti ka mbrri në Gjykatën e Apelit dhe jemi tu e prit vendimin.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...