Filipinet kanë regjistruar rastin e parë me li të majmunit, i cili u zbulua tek një person që ishte kthyer në vend kohëve të fundit.
Beverly Ho, nënsekretari i Departamentit të Shëndetësisë tha se pacienti është në izolim, transmeton portal arbresh.info
Sipas autoriteteve shëndetësore, shkruan Reuters, pacienti 31-vjeçar ka udhëtuar në vendet me raste të dokumentuara të lisë së majmunëve dhe është kthyer nga jashtë më 19 korrik.
Beverly Ho tha se rasti u konfirmua duke kryer një test RT-PCR. Pacienti është liruar dhe i është këshilluar izolim dhe monitorim i rreptë në shtëpi, tha Ho.
Ho tha se janë identifikuar 10 kontakte të ngushta të pacientit, ku tre prej tyre janë nga e njejtja familje.
Kontaktet e afërta nuk tregojnë asnjë simptomë për momentin dhe atyre u është këshilluar karantinimi, tha Ho./arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit