Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj, Policia konfiskon një armë dhe tetë fishek

09:53 | 29 Korrik 2022
E.H

Mbrëmë, rreth orës 22:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt ka gjuajtje me armë.

Policia menjëher ka nisur hetimet dhe kanë arritur të i identifikojnë personin e dyshuar që ka shtënë me armë dhe si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar arma me tetë fishek, thuhet në komunikatën për media.

Sipas Policisë, i dyshuari me inicialet E.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës”./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme