​Kuvendi debaton për mosliberalizimin e vizave

07:56 | 29 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Sot do të mblidhen deputetët e kuvendit të Kosovës, për të vazhduar seancën plenare të lënë në gjysmë ditën e djeshme.

Ligjvënësit në rend të ditës kanë, disa pika të rendit të ditës, shkruan arbresh.info.

Në mesin e tyre është edhe debati parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.

 

Ky është rendi i ditës së sotme:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
  3. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
  4. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
  5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
  6. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
  7. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme