Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis uroi sonte nëpërmjet një video mesazhi Shqipërinë dhe shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.
Teksa uron shqiptarët për këtë sukses, Mitsotakis tha se Greqia ka qenë mbështetës i madh për perspektivën evropiane të rajonit dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003.
Urimi i kryeministrit grek:
“I dashur Edi, të dashur qytetarë të Shqipërisë fqinje jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet tuaja. Urime të gjithëve për arritjet tuaja. Sot gëzojmë me ju, sepse besojmë se ju e keni merituar. Greqia ka qenë një mbështetëset i madh i perspektivës evropiane për të gjithë rajonin dhe Ballkanit Perëndimor që prej Samitit të Selanikut në 2003-in, duke luajtur rolin e avokatit mbrojtës për ju. Greqia si fqinji juaj i afërt ju uron më të mirat. Urime Shqipëri!”
Sheshi “Skënderbej” është mbushur këtë mbrëmje me politikanë, zyrtarë, diplomatë e qytetarët që po festojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA.
Në skenë po përformojnë zërat më të dashur të muzikës shqiptare: Flori Mumajesi, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Elton Deda, Soni Malaj, Ylli Limani, Fifi, Eneida Tarifa, Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezaj të cilët do elektrizojnë mbrëmjen e sotme Sheshin Skënderbej.
Rama nesër në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...
Vuçiqi me Von der Leyen folën edhe për Kosovën: Ia shpjegova...
Aliu viziton fillimin e punimeve në rrugën rajonale Nadakovc...