Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur në Mirditë për takimin e radhës, ku tha se do të festonte 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Berisha tha se PD u qëndroi vlerave që e bënë Shqipërinë të respektuar në SHBA dhe në botë, ndërsa shtoi se nuk ndjeu keqardhje që nuk ishte në eventin e organizuar në Tiranë me rastin e këtij 100-vjetori.
“Një orë e gjysmë më parë isha para gazetarëve dhe u thashë se po shkoj në Mirditë për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me njerëz të mençur, me njerëz me ideale të pastra. Kam kënaqësi që ne së bashku nderojmë këtë 100 vjetor.
SHBA kontriubuan në ndërtimin e shtetit shqiptar, veçanërisht me shkollat e shkëlqyera që ngritën me misionarët e tyre për të çuar para kauzën e arsimit në Shqipëri.
Vizita e Bush ishte ngjarja më kulmore. Mesazhet historike për pavarësinë e Kosoëvs dhe Shqipërinë në NATO. Vizita të tjera do bëheshin nga pala shqiptare dhe u pritën nga autoritetet më të larta.
PD u qëndroi vlerave dhe bëri që Shqipëria të jetë një vend i respektuar në SHBA dhe kudo në botë. Ne zotohemi që siç punuam, siç shënuam kulmet në këtë 100 vjetor, kulme të tjera do shënojmë në 100-vjetorin që vjen.
Si mund të ndieja keqardhje që nuk isha në kremtimin e 100 vjetorit sot? Të shkoja në kremtim ishte njëlloj sit ë çosh Saimir Tahirin në Shtëpinë e Bardhë.
Fatkeqësia e Shqipërisë është se sot ka një qeveri e cila nuk meriton asnjë ditë të qëndrojë aty ku është. Rekordet negative që ka shënuar ja nxijnë faqen këtij vendi dhe këtij kombi, pas Enver Hoxhës më shumë se kushdo tjetër.
Para një muaj erdhi këtu ish zv-presidenti i SHBA. Nuk takoi asnjë zyrtar. U takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë protokolleve u kthye direkt në vendin e tij”, tha Berisha. /abcnews.al
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...