Arabia Saudite thotë se po eksploron mundësinë e investimeve në Shqipëri që kapin vlerën 200-300 milionë dollarë.
Në një postim në Twitter të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë, thuhet se kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, në Athinë, të mërkurën.
Sipas njoftimit, palët diskutuan mbi marrëdhëniet miqësore dhe mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Në takim u diskutuan edhe mënyra për të konsoliduar partneritetin ekonomik mes dy shteteve dhe fuqizimin e bashkëpunimit në fushën politike, rritjen e investimeve dypalëshe dhe koordinimin në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.
“Kryeministri shqiptar shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për vendimin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur vendin e tij me 50 milionë dollarë dhe për faktin se Fondi i Investimeve Publike synon të eksplorojë mundësitë e investimit në Shqipëri me vlerë 200-300 milionë dollarë”, thuhet në njoftim./A2 CNN
Maqedonci, Turqisë: Do të jeni adresa më e shpeshtë për bler...
Stavileci për kolonat në Merdare: Serbia i ka përzier dërges...
Rama nesër në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...