Teksa Rusia është e izoluar në Perëndim për shkak të luftës në Ukrainë, tapeti i kuq u shtrua për ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë turneut të tij në katër vende në Afrikë.
Vizita e Lavrov tregoi se Rusia kishte ende ‘muskujt diplomatikë’ për të sfiduar Perëndimin për zemrat dhe mendjet e qeverive afrikane, teksa ai vizitoi Egjiptin, Etiopinë, Ugandën dhe Kongon-Brazzaville, shkruan BBC transmeton arbresh.info
Shumica e vendeve afrikane, duke përfshirë Nigerinë dhe Keninë, votuan në favor të një rezolute të asamblesë së përgjithshme të OKB-së në muajin mars, duke dënuar agresionin rus dhe duke kërkuar tërheqjen nga Ukraina. Megjithatë, gati gjysma e të gjithë abstenimeve, 17, ishin nga Afrika.
Vendet në këtë listë përfshinin Afrikën e Jugut e cila ndihet borxhli ndaj Moskës për mbështetjen e saj në luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë dhe Ugandën, e cila do të marrë kryesimin e Lëvizjes së të Paangazhuarve, një organ global i formuar gjatë Luftës së Ftohtë nga vendet që donin të shmangnin kapjen nga rivaliteti midis fuqive perëndimore dhe bllokut komunist.
Në konferencën për media, presidenti i Ugandës Yoweri Museveni përsëriti qëndrimin e tij të neutralitetit mbi konfliktin në Ukrainë.
“Ne nuk besojmë se jemi armiq të armikut të dikujt”, tha ai.
Për Lavrov, vizita ishte e rëndësishme për të kundërshtuar pretendimet se Rusia po “eksporton urinë” në Afrikë. Ai fajësoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për rritjen e çmimeve të grurit. /arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...