Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, në takimin e sotëm me gazetarët, tha se nuk bëhen përgatitje për zgjedhje të parakohshme, duke rikujtuar opozitën se për të pasur zgjedhje të reja duhen të ketë edhe qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve të reja.
Xhaferi gjithashtu tha se është herët të komentohen paralajmërimet për ndryshimet kushtetuese dhe për referendum në lidhje me propozimin evropian.
“Nuk ka material për të komentuar unë. Opozita hipotetikisht krijon situata”, tha Xhaferi.
Sa i përket zhvillimeve aktuale në Kuvend me mungesën e kuorumit dhe bllokadës aktive nga OBRM-PDUKM, Xhaferi u shpreh i vendosur që deputetët duhet ta meritojnë pagën dhe të jenë në sallë, ndërsa problemet në koalicionin qeverisës duhet të zgjidhen politikisht, e jo me mungesë dhe mos votim të ligjeve.
“Nuk bëhet fjalë për një çështje, por për njëra pas tjetrës. Nëse marrëdhëniet në pushtetin ekzekutiv kanë probleme për shkak të marrëveshjeve politike, duhet t’i zgjidhin ato atje. Nuk më interesojnë marrëveshjet politike. Ne kemi ardhur këtu për të votuar ligjet”, tha Xhaferi./Telegrafi/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë