100 vjet Shqipëri-Amerikë, Rama: Pa zërin e ShBA-ve, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte

13:14 | 28 Korrik 2022
A. B.

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se pa Amerikën, vendi sot nuk do të ishte as në NATO dhe as në Këshillin e Sigurimit.

“Arsyet që pse ne duhet ta durojmë me buzëqeshje, madje edhe më kënaqësi, protagonizmin e ambasadorëve amerikanë në Shqipëri, SHBA-të në Shqipëri janë në shtëpinë e tyre sepse kështu e kanë vendosur shqiptarët dhe sepse kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë, ku pa zërin e SHBA-ve në atë vit kur Fan Noli iu lut përulësisht presidentit Wilson, Shqipëria mbase nuk do të ekzistonte. Pa SHBA-të, Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pa SHBA-të sot, Shqipëria nuk do të ishte në gjendje të përballej me të keqen dhe më të shkuarën”, u shpreh Rama./A2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme