Paraburgim ndaj 62-vjeçarit që ngacmoi seksualisht 17-vjeçarin në Podujevë

10:56 | 28 Korrik 2022
A. B.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë, ia ka caktuar një muaj paraburgim 62-vjeçarit me inicialet D.B., i cili dyshohet për ngacmim seksual të një 17-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur më 25 korrik, 2022.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, nga momenti i ndalimit të tij, të pandehurit D.B, masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet më komunikatën për media të gjykatës. /arbresh.info/

 

Të ngjashme