Google ADS

Situatë shqetësuese në Mirditë të Shqipërisë, disa vatra aktive prej 4 ditësh

10:50 | 28 Korrik 2022
E.H

Vijon të jetë aktiv në ditën e 4 zjarri në zonën e Mirditës të Shqipërisë.

Situata vijon të jetë shqetësuese në Kthellë të Epërme, në Selitë afër Kurbneshit si dhe Bulsharë.

Edhe pse punonjësit zjarrfikës të Mirditës po mundohen ta vënë nën kontroll zjarrin, ende nuk është bërë shuarja totale e vatrave aktive.

Nga zjarri është shkrumbuar totalisht një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kryesisht lis dhe pisha.

Në rrezik janë edhe banesa në zonë, por mjetet zjarrfikëse ndodhen pranë shtëpive./tvklan.al

Të ngjashme