Vdes këmbësori i cili u godit me veturë në Fushë Kosovë

09:47 | 28 Korrik 2022
K.B

Ka ndërruar jetë një person, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raportin e policisë i dyshuari nga pakujdesia kishte goditur viktimën.

Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.

RAPORTI

Fushë Kosovë .27.07.2022-20:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditë një këmbësor mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ku me datë 28.07.2022 rreth orës 01:10 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme