Google ADS

Çitaku: Qeveria Kurti s’ka asnjë meritë për marrëveshjen me MCC-në

09:14 | 28 Korrik 2022
E.H

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku ka komentuar nënshkrimin e marrëveshjen së Kosovës me MCC-në, dhe ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka asnjë meritë dhe se nikoqirët i kanë vënë në siklet.

Çitaku i ka thënë Kurtit se ai duhet të dijë që në SHBA e ka përfaqësuar Kosovën dhe jo partinë e tij.

“Në ceremoninë për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC, marrëveshje për të cilën kjo qeveri nuk ka asnjë meritë, në fakt vetëm e ka devijuar procesin nga gazsjellësi në bateri, Kryeministri Kurti paska zgjedhur të thumbojë opozitën. Po ju them, me kompetencë, nikoqirët e ceremonisë i keni vu në siklet. Kryeministër, në SHBA e përfaqëson Kosovën, jo VV-në. Kur nënshkruan marrëveshje nënshkruan në emër të Kosovës, jo në emër të partisë. Koncepti parti-shtet është fundosur në Evropë, falë SHBA-së”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kurti në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, nga Washingtoni tha se “i vjen keq që s’do të jetë i pranishëm në Kuvend në ndër rastet e rralla kur opozita përkrah qëndrimet e pushtetit”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme