Një djalë 6-vjeçar vrau motrën e tij 5-vjeçare në shtëpinë e tyre në Indiana. Policia tha se prindërit e fëmijëve janë arrestuar.
Policia gjeti një vajzë me një plagë me armë zjarri brenda një shtëpie në Muncie të martën pasdite. Vajza u dërgua menjëherë në spital, ku u konstatua e vdekur, shkruan ABC Neës, transmeton portal arbresh.info
Jacob Grayson, 28 vjeç, u tha hetuesve se djali i tij gjashtëvjeçar mori një nga dy armët e mbushura nga kasaforta dhe qëlloi motrën e tij. Grayson dhe gruaja e tij 27-vjeçare, Kimberly, janë akuzuar paraprakisht për neglizhencë që rezultoi në vdekjen e një fëmije.
Djali i tha policisë se ai gjeti çelësin e kasafortës në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe nxori armën, përderisa nëna e tyre po flinte.
Prindërit i thanë policisë se djali i tyre e kishte hapur kasafortën më parë, dhe Kimberly Grayson tha se ajo dhe burri i saj e çuan djalin në një poligon qitjeje për ta mësuar se si të gjuante një armë./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi