Google ADS

Bullgaria do të blejë 8 avionë të tjerë F-16 nga SHBA-ja

00:00 | 28 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Bullgaria do të blejë tetë F-16 të tjerë nga SHBA-ja, tha ministri i Mbrojtjes i vendit, Dragomir Zakov, raporton Anadolu Agency (AA).

Firma amerikane e mbrojtjes Lockheed Martin ka bërë një ofertë për ta furnizuar Bullgarinë me tetë avionë luftarakë F-16 Block 70, sipas Zakov.

Bullgaria ka paguar tashmë për tetë avionë F-16 dhe marrëveshja e re do të rrisë madhësinë e flotës së saj në 16, në kuadër të hapave të vendit për të zëvendësuar avionët rusë të vjetruar MiG-29.

Zakov tha se tetë avionët e parë F-16 u blenë për 1,67 miliard dollarë, ndërsa një ofertë prej 1,32 miliard dollarësh është marrë për avionët e rinj.

Shuma mund të paguhet për nëntë vjet me mundësi shtyrjeje, tha ai.

Zakov tha se tetë avionët e parë pritet të dorëzohen në vitin 2025 për arsye të ndryshme të raportuara nga prodhuesi, duke shtuar se SHBA-ja do t’i paguajë Bullgarisë 35 milionë dollarë kompensim për vonesën.

Megjithatë, tha ai, kompensimi nuk do të paguhet me para të gatshme, duke shpjeguar se 25 milionë dollarë do të shkojnë për pajisjet raketore për aeroplanin dhe pjesa e mbetur do të përdoret për trajnimin e pilotëve për armët e drejtuara me saktësi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme