Shefja Ekzekutive e Sfidave te Mijëvjeçarit, MCC, Alice Albright, ka folur përpara nënshkrimit të marrëveshjes 22 milionëshe mes Kosovës dhe ShBA-së.
Albright tha se komponenti kryesor i investimit është ruajtja e baterive në shkallë të gjerë36
“Ai do të rrisë fleksibilitetin në rrjetin e vendit, do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë elektrike adekuate dhe duke e bërë këtë, do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës”, është shprehur Albrihght, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ajo përmendi edhe problemet me energjinë elektrike me të cilat Kosova është duke u përballur vitet e fundit.
“Furnizimi aktualisht jo i besueshëm me energji elektrike dhe kërkesa për energji në Kosovë ka tejkaluar shumë furnizimin, ky është një problem që pritet të përkeqësohet. Katër nga dhjetë familje në Kosovë aktualisht përjetojnë një formë të varfërisë energjetike”, është shprehur Albright, njofton klankosova.
Në fund, ajo tha se mezi pret të punojë me të gjithë, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme për popullin e Kosovës.
Kujtojmë se Alice Albright është vajza e ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...