Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, nënkryetarja e dytë, Fatmire Kollçaku, dhe anëtari i Kryesisë, Belgzim Kamberi, u pritën sot nga Ambasadori i Kroacisë Zoran Vodopija.
Kryetari Ymeri bëri një paraqitje të programit politik dhe planeve të kësaj partie, njofton kumtesa e Vetëvendosjes pas procesit të zgjedhjeve të brendshme. Ai theksoi nevojën për ta rikornizuar dialogun me Serbinë në mënyrë që Kosova të fillojë të trajtohet si palë e barabartë në dialog, si dhe shpjegoi të gjitha rreziqet që i kanosen sovranitetit të shtetit të Kosovës nga formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton Koha.net.
Ambasadori Vodopija shprehu interesimin e tij për t’u njohur me të gjitha qëndrimet e Vetëvendosjes për çështjet kryesore politike dhe ekonomike. Ai dha një shpjegim të përvojës së Kroacisë lidhur me proceset socioekonomike dhe politike, duke u ndalur edhe te marrëdhëniet me shtetet fqinje dhe integrimin evropian.
Palët ranë dakord që ta intensifikojnë bashkëpunimin në të ardhmen.
I kërkuari nga Saranda kapet në Tiranë
8 vjet pa Astrit Deharin, Kurti: Jemi të gatshëm si lëvizje ...
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...