Një 30-vjeçar nga Kavaja është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi kishte kërcënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit. Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, ai i është afruar një personi që kishte ngulur karrigen në rërë.
“Ta q* rracën, të marr në shpulla. Kaq po të them. Nuk e rruaj për ty, as për telefon, as për asgjë në votë o shoku. Jam trim,”- i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar penalisht.
Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë 30-vjerçarin F. Sh., banues në Kavajë.
Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, 30-vjeçari i ka në përputhje me kërkesat ligjore./lapsi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...