Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar takimin e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti me sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken si një të arritur të madhe të vendit.
“E mirëpres, mendoj se është një ngjarje shumë e mirë, e falënderoj Uashingtonin, pra në këtë rast sekretarin Blinken për kohën që ia jep Kosovës, për vëmendjen që ua jep temave të Kosovës dhe të rajonit, asnjëherë nuk kemi pasur dilema se Amerika e ka vërtetë Kosovën ta quaj ashtu për zemër në të gjitha proceset”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se shpreson që pas këtij takimi do të mbahet një takim tjetër që sjellë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Shqetësimi ynë vjen nga zhvillimet e mëdha globale dhe nga pamundësia jonë që të jemi në prioritet, pra që presidenti Biden të marrë portfolion e dialogut Kosovë-Serbi dhe shpresoj që pas këtij takimi ta shohim zhvillime rreth një takimi final, rreth një ngjarje finale për marrëveshje Kosovë-Serbi rreth njohjes reciproke”, tha Haradinaj në Rubikon.
Megjithatë, sipas Haradinajt marrëdhëniet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të zbehta.
“Kemi marrëdhëniet me të zbehta të mundshme me SHBA-të. Temat janë të pashmangshme si për ne, si për Uashingtonin, është e pashmangshme që të trajtohet tema e dialogut dhe çështje të tjera rajonale, mirëpo për fat të keq nuk vinë në një klimë të mirë të marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Amerikë, sepse janë bërë shumë pengesa në këto marrëdhënie për shumë gabime, deri në ato që janë të pariparueshme”, tha Haradinaj.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...