Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar negativ me koronavirus, pas testimeve të bëra të martën mbrëma dhe mërkurën në mëngjes.
“Kthim në [Zyrën] Ovale”, shkroi ai në Twitter, pasi Shtëpia e Bardhë publikoi përditësimin e fundit nga mjeku i tij, duke konfirmuar se ai kishte rezultuar negativ dhe tani mund t’i jap fund periudhës së izolimit.
“Faleminderit doktor për kujdesin dhe të gjithë juve për mbështetjen”, shkruan Biden në Facebook, raporton arbresh.info
Postimi i Bidenit përfshin një foto të një testi të shpejtë COVID-19, i cili tregon rezultatin negativ pas testimit.
Biden, 79 vjeç, rezultoi pozitiv javën e kaluar.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ishte infektuar me koronavirus më 21 korrik.
Biden është i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi, si dhe ka marrë dy doza përforcuese të vaksinës./arbresh.info/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...