Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm ka thënë se nëse lufta në Ukrainë tregon që Rusia nuk e ka tejkaluar ankthin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, sipas Hoxhajt, në Beograd i koncepti i “Botës Serbe” tregon që edhe Serbia nuk e ka tejkaluar ankthin e dështimit të idesë së “Serbisë së madhe”.
“Edhe sot, kur Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe BE-ja hesht, mendoj se është e rrezikshme! Nëse lufta në Ukrainë tregon që Rusia nuk e ka tejkaluar ankthin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe sot mundohet të ringjallë një perandori të vdekur, dhe promovon konceptin e “Botës Ruse”, koncepti shtetëror në Beograd i “Botës Serbe” dhe çfarë thotë çdo ditë Vuçiçi, tregojnë që edhe Serbia nuk e ka tejkaluar ankthin e dështimit të idesë së “Serbisë së Madhe”, të shpërbërjes jugosllave dhe të luftrave të humbura në Slloveni, Kroaci dhe Kosovë! “, ka thënë Hoxhaj për Priza.al.
Ai tutje u shpreh se një kohë të gjatë, Serbia ka përfituar nga raporti i ngushtë që disa vende kanë pasur me Rusinë dhe, sipas tij, shpeshherë, mbështetja në BE për Serbinë nuk ka pasur të bëjë me rolin e saj në rajon, por me përceptimet e gabuara që disa vende europiane kishin me Rusinë dhe lidhjen e saj me Serbinë.
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili së fundmi ka botuar librin “Përplasja e madhe” që flet për luftën e Rusisë kundër Kosovës dje Ballkanit, ka thënë tutje në këtë intervistë se “në një vend si Rusia, ku historia është e ardhmja dhe jo e kaluara, sikurse po tregon lufta në Ukrainë, dhe këtu Serbia është në frymë dhe shpirt e njëjta se si e sheh të kaluarën, ka vetëm potencial për të rikthyer përbindëshat e fazhizimit, që në Serbi ishin historikisht të shumtë!”./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...