Google ADS

Dy të vdekur dhe 897 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

15:07 | 27 Korrik 2022
E.H

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.828 teste prej të cilave 897 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Numri më i lartë prej tyre është në Shkup384, Manastir 66, Strumicë 47, Prilep 43, Kumanovë dhe Kavadar nga 4.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 215 janë ri-infektime.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë regjistruar dhe 638 pacientë të shëruar dhe 2 viktima nga Shkupi, njëri i moshës 80 dhe tjetri i moshës 83 vjeçe.

Numri i rasteve aktive në vend është 4.901. /Alsat.mk

Të ngjashme