Google ADS

Këto dy shenja tregojnë se marrëdhënia juaj padyshim ka një të ardhme

12:10 | 27 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Partneri e di se cilat janë nevojat tuaja dhe përpiqet t’i përmbushë ato.

Ashtu siç ka “flamuj të kuq” në marrëdhënie që tregojnë se është koha për të lënë lidhjen, ka edhe “flamuj të gjelbër” që thonë se keni gjetur personin e duhur për ju, transmeton portal arbresh.info

Kjo do të thotë që pranë jush keni dikë që plotëson nevojat tuaja dhe se arrin t’i njohë ato.
Ekspertët e marrëdhënieve kanë zbuluar se cilat janë shenjat e mira për të njohur te një partner.

Ata e njohin veten mirë dhe janë të kënaqur

Kjo zakonisht do të thotë që personi e di se çfarë i nevojitet në një marrëdhënie romantike dhe është i gatshëm të jetë i hapur dhe i sinqertë në bisedat e tij me ju dhe njerëzit e tjerë. Sipas ekspertes së marrëdhënieve Laurel House, një nga treguesit është fakti se sa kujdeset dikush për veten. Aktiviteti i rregullt fizik dhe një dietë e shëndetshme tregojnë se ky është një individ i përkushtuar që ka prioritete.

Ata e respektojnë kur ju thoni ‘jo’

Kjo është një punë e madhe dhe nëse thoni ‘jo’ pa pasur nevojë për të dhënë spjegime, atëherë jeni në një marrëdhënie të duhur, tha terapistja e licencuar e martesës dhe familjes Jacqueline Mendez.
Kjo do të thotë që për partnerin tuaj, fokusi nuk është vetëm në marrëdhënien tuaj fizike. Sigurisht, ana fizike e një lidhjeje romantike është e rëndësishme, por nëse është shqetësimi dhe fokusi kryesor apo i vetëm i dikujt, flasim për një flamur të kuq. Por nëse dikush është i interesuar për ju dhe është i interesuar për çdo aspekt tuajin, dhe jo vetëm për pyetjen se çfarë mund të marrë në një marrëdhënie të tillë, atëherë padyshim që është një flamur i gjelbërt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme