Një studim i kryer nga qeveria e Britanisë së Madhe ka zbuluar se ndotja e ajrit ka gjasa të rrisë rrezikun e zhvillimin e demencës.
Komiteti për Efektet Mjekësore të Ndotësve të Ajrit shqyrtoi pothuajse 70 studime të cilat analizuan se si ndotja e ajrit ndikon në tru me kalimin e kohës. Ai arriti në përfundimin se “ka të ngjarë që ndotja e ajrit të kontribuojë në një rënie të aftësisë mendore dhe çmenduri tek njerëzit e moshuar”, transmeton portal arbresh.info
Sipas shkencëtarëve grimcat e vogla toksike depërtojnë në qarkullimin e gjakut me kalimin e kohës dhe përfundojnë duke ndërprerë qarkullimin në tru, gjë që gradualisht mund të çojë në demencë vaskulare, shkruan The Telegraph.
Në disa raste, grimcat jashtëzakonisht të vogla të ndotjes së ajrit mund të kalojnë edhe barrierën gjak-tru dhe të dëmtojnë drejtpërdrejt neuronet. Megjithatë, nuk ka prova të mjaftueshme për të konstatuar se sa raste të demencës kanë qenë të lidhura me ndotjen e ajrit, shtohet raporti.
“Ne mendojmë se ka një rast të fortë për efektet e ndotësve të ajrit në sistemin kardiovaskular që kanë një efekt dytësor në tru… mendojmë se ka të ngjarë që efekte të tilla të kenë një efekt në furnizimin me gjak në tru”, thuhet në studimin e kryer nga Profesor Frank Kelly nga Shkolla e Shëndetit Publik në Kolegjin Imperial, dhe u krye nga Komiteti për Efektet Mjekësore të Ndotësve të Ajrit./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...