Ish-kryenegociatorja kosovare në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e liderëve kosovarë me Sekretarin amerikan të Shtetit.
Ajo tha se një takim i tillë, si ky dje në Departamentin Ameriakn të Shtetit, ka rëndësi strategjike për Kosovën.
“Takimi i nivelit të lartë në ShBA në mes të delegacionit kosovar dhe Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën. Aleanca me ShBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe zhvillohet në vazhdimësi”, ka shkruar Tahiri në Twitter.
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mbrëmë janë pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...