Ministri francez i shëndetësisë, Francois Bowne, tha se qeveria deri me tani ka hapur rreth 100 qendra vaksinimi kundër lisë së majmunit.
Ai shtoi se më shumë se 6 mijë njerëz e kanë marrë vaksinën parandaluese, transmeton portal arbresh.info, ndërsa u ka bërë thirrje pacientëve që shfaqin simptomat e infeksionit të izolohen.
Ai po ashtu deklaroi se nuk sheh një kërcënim të madh për publikun e gjerë, duke thënë se qeveria do të fokusojë fushatën e saj të vaksinimit në target grupet që konsiderohen më të rrezikuara.
Shumica e infeksioneve kanë ndodhur në rajonin e Parisit, tha ai, duke shtuar se një qendër e madhe vaksinimi do të hapet në Paris këtë javë.
OBSH ka deklaruar se epidemia e lisë së majmunit është duke u përhapur me shpejtësi dhe se përbën një kërcënim global për shëndetin.
Deri më tani këtë vit, ka pasur më shumë se 16,000 raste të lisë së majmunëve në më shumë se 75 vende dhe pesë vdekje në Afrikë.
Sëmundja virale në shpërthimin e fundit po përhapet kryesisht tek homoseksualët./arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë