Google ADS

Manipulon me veturë në shëtitoren e Pejës duke rrezikuar qytetarët, arrestohet nga Policia

10:45 | 27 Korrik 2022
E.H

Është arrestuar një person në Pejë pasi që duke manipuluar me veturë në shëtitoren e qytetit, ka rrezikuar qytetarët të cilët ishin duke lëvizur në atë lokacion, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, vetura ka rezultuar e paregjistruar, e njëjta është dërguar në terminal doganor.

Pas intervistimit të të dyshuarit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Sheshi-Skënderbeu, Pejë 26.07.2022-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke manipuluar me veturë në shëtitoren e qytetit, ka rrezikuar qytetarët të cilët ishin duke lëvizur në atë lokacion. Lidhur me rastin meqënse vetura ka rezultuar e paregjistruar, e njëjta është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme