Google ADS

Përfshihet nga flakët pylli në Mirditë Shqipëri

10:23 | 27 Korrik 2022
E.H

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Ndershen të Oroshit në Mirditë.

Vatra e zjarrit ka marrë përmasa në pyll me pisha dhe lis.

Aktualisht në zonë ndodhen 4 automjete zjarrfikëse si dhe helikopter.

Terreni është shumë i thyer malor dhe është e pa mundur të ndërhyhet me mjete dhe forca tokësore./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme